75 Mall Live Search
14:09 / E Martë, 09 Korrik 2024 / LB

Komuna e Suharekës lëshon oborrin për veturat e mërgimtarëve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që nga data 15 korrik deri me 30  gusht të gjitha automjeteve që janë me targa të huaja (mergimtarëve) tu lejohet hyrja në orborrin e Komunës.

Në këtë vendim, punëtorëve të administratës i ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës për këtë periudhe.

“Për mërgimtarët. Që të kenë mundësi dhe qasje sa më të lehtë në shërbime adminstrative”, ka shkruar Muharremaj.