Komuna e Suharekës shpall ‘’Humanistin e Vitit’’

Komuna e Suharekës së bashku me kryetarin e tyre, Bali Muharremaj, kanë ndarë disa çmime të rëndësishme ditën e sotme.
Çmimin si ‘Humanisti i Vitit’ , Komuna e Suharekës ia ka ndarë, Valon Vataj dhe fondacionit të tij ‘’Fondacioni Valon Vataj’’.
Ky fondacion financoj një projekt shumë të rëndësishëm këtë vit, qe ishte ai i Qendrës Rekreative për persona me Sindromin Down dhe me Autizëm.
Atë kohë, kryetari Muharremaj e cilësoi këtë projekt si një ndër projektet më të rëndësishme në Komunën e Suharekës, duke shtuar se personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për përkrahje më të madhe.

Qendra Rekreative për persona me Sindromin Down dhe Autizëm ka një vlerë prej 500 mijë euro.