75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 04 Prill 2025 / Z S

Komuna e Ulqinit thërret protestë kundër privatizimit të bregdetit

Komuna e Ulqinit ka ftuar një protestë të qytetarëve kundër përpjekjeve të qeverisë për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare.

Protesta do të mbahet, më 5 prill 2025, në orën 12:00 te vendi i njohur si Rana, te Plazhi i Vogël në Ulqin, thuhet në njoftimin e Komunës së Ulqinit.

Organizatorëti kanë ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme që pritet të jetë masive.

“Protesta pritet të jetë masive dhe është përgjigjje e gjithë komunitetit te Ulqinit pasi që edhe gjithë këshilltarët e kuvendit dhe pothuajse të gjithë sektori civil do të marrin pjesë në proteste”, thuhet në njoftim.

Sipas organizatorëve, kjo protestë është një reagim i bashkuar kundër tentativave të tilla që cënojnë interesat e qytetarëve./Indeksonline/