75 Mall Live Search
15:25 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Komuna e Vushtrrisë apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre

Komuna e Vushtrrisë përmes një komunikate për medie i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të kësaj komune, të mos ndezin zjarre nëpër fusha e vende të ndryshme, dukuri kjo e shpeshtuar këtyre ditëve, thuhet në këtë komunikatë, transmeton IndeksOnline.

Tutje kërkohet nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e këtyre personave de lajmërimin e rasteve në polici, dhe se a bërë me dije se për të për të gjithë qytetarët të cilët shkaktojnë zjarre të pa kontrolluara do të merren masa të rrepta ligjore sipas ligjeve në fuqi.

Komunikata e plotë:

Apel për mos ndezje te zjarrit

Të  nderuar qytetarë të Komunës së Vushtrrisë,

Vendi jonë këtyre ditëve është duke u përballur me pandeminë botërorë të COVID-19.

Institucionet Shtetërore dhe Komunale po bëjnë përpjekje maksimale për luftimin e saj dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Këtyre ditëve përveç saj është shpeshtuar edhe dukuria e ndezjes së zjarreve nëpër fusha dhe vende të ndryshme e që shpeshherë nga pakujdesia vien deri te dëmtimi i pronës  dhe ndezja masive e pyjeve.

Nëpërmes këtij apeli publik , kërkojmë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe mos të ndezin zjarre të cilat përveq se dëmtimit të pronave  ky veprim është i dëmshëm edhe për vet shëndetin e njeriut.

Kërkojmë nga qytetarët që të na ndihmojnë në identifikimin dhe lajmërimin në rast të zjarreve të pa kontrolluara dhe në raste se vërejnë zjarre ose tendenca për ndezje të tyre të lajmërohen në telefonin Zyrtar 112 , i cili është pa pagesë, ose të lajmërojnë policinë e Kosovës apo  Njësinë e Zjarrfikëseve.

Për të gjithë qytetarët të cilët shkaktojnë zjarre të pa kontrolluara do të merren masa të rrepta ligjore sipas ligjeve në fuqi.

Ju faleminderit për bashkëpunimin e Juaj.