Komuna e Vushtrrisë blen dy vetura me “00” km, hiç më pak se 90 mijë euro! (Dokument)
Komuna e Vushtrrisë i ka bërë për hair dy vetura të reja. Që nga muaji maj e tutje, kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi si edhe zyrtarët tjerë komunalë do t’i kenë në dispozicion ato.
Përmes E-Prokurimit, kjo komunë ka arritur të finalizojë me kontratë blerjen e dy veturave të reja.
Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 92 mijë euro, ndërkaq ajo është arritur të finalizohet për hiç më pak se 90 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Baki Automobile Sh.P.K”./IndeksOnline/



