Vushtrria, nis rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje

Komuna e Vushtrrisë ka lidhur marrëveshje me KRM “Uniteti” për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Komunën e Vushtrrisë, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të njoftimit, Drejtoria e Inspektoratit, do të rrënojë ndërtimet pa leje në gjithë territorin e Vushtrrisë.
Nga kjo komunë kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë duke i informuar për ndërtimet pa leje.
“Inspektorati komunal është duke kryer detyrat e veta gjatë gjithë kohës, por ne na duhet edhe bashkëpunimi juaj për të pasur një qytet që duam.
Të gjitha pasojat eventuale gjatë rrënimit, do të barten nga vetë shfrytëzuesit e objekteve të ndërtuara pa leje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/