75 Mall Live Search
14:52 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Komuna e Vushtrrisë, ndan nga 150-300 euro për zbutjen e pandemisë Covid për disa kategori

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se kuvendi komunal ka aprovuar vendimin për ndihëm financiare nga 150 deri në 300 euro, për prekurit me Covid në qytetin e Vushtrrisë.

Siç ka njoftuar ai nga ky vendim përfitojnë familjet me asistencë sociale, familjet që nuk kanë të ardhura dhe familjet që kanë më pak se 350 të hyra mujore.

Ai ka shtuar tutje se një komision i veçantë do të bëj vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës.

Tutje Tahiri ka theksuar se aplikimi për këtë mbështetje mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021.