23:16 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Komuna e Vushtrrisë nuk lejon faljen e Bajramit në Shesh!

Komuna e Vushtrrisë sot ka refuzuar kërkesën e dy asambleistë të Kuvendit të Komunës për të falur Bajramin në Shesh.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të komunës për media, transmeton IndeksOnline.

“Për të larguar çdo konfizion, lidhur me këtë sqarojmë qytetarët e Vushtrrisë se çështja e lejimit të faljes së Bajramit, është shumë serioze, nuk është cështje e dëshirave të individëve a grupeve.

Kjo temë është e zgjidhur tashmë në nivele qendrore, ku Kryesia e BIK të Kosovës sipas rekomandimit të IKSHPK ka marrë vendim për mos lejim të faljes së Bajramit, për shkak të rrethanave sepse jeta dhe shëndeti publik janë më të rëndësishme në kohë pandemie”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se tanimë në qytetin e Vushtrrisë është bërë traditë që namazi i Fitër Bajramit të falet në Sheshin “Adem Jashari”.

Reagimi:

Reagim i Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe i Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë lidhur me thirrjet për organizim të faljes së Bajramit!

Sot gjatë ditës, nga 2 asambleistë të Kuvendit të Komunës kemi pranuar kërkesë për faljen e Bajramit në Shesh.

Për të larguar çdo konfizion, lidhur me këtë sqarojmë qytetarët e Vushtrrisë se çështja e lejimit të faljes së Bajramit, është shumë serioze, nuk është cështje e dëshirave të individëve a grupeve.

Prandaj kërkesa e dorëzuar sot në BIK Vushtrri dhe në Komunën e Vushtrrisë nuk mund të ketë mirëkuptimin e dy institucioneve tona. Për më tepër Komuna nuk ndërhynë në punët e Bashkësisë Islame dhe as Bashkësia Islame nuk ndërhynë në punët e Komunës sepse janë institucione të ndara e të pavarura.

Kjo temë është e zgjidhur tashmë në nivele qendrore, ku Kryesia e BIK të Kosovës sipas rekomandimit të IKSHPK ka marrë vendim për mos lejim të faljes së Bajramit, për shkak të rrethanave sepse jeta dhe shëndeti publik janë më të rëndësishme në kohë pandemie.

Në kohën kur Shtëpia e shenjtë, Qabeja por edhe të gjitha vendet tjera të shenjta në botë janë mbyllur, është tregues për seriozitetin e pandemisë prandaj kërkojmë nga të gjithë qytetarët mirëkuptim dhe respektim të vendimeve të institucioneve kompetente. Po ashtu thërrasim individët e grupet që të mos keqpërdorin këtë gjendje të rëndë edhe shëndetësore por edhe emocionale për përfitime të ngushta.

Shtabi Emergjent Komunal, ku BIK është pjesë, po punon me përkushtim për tejkalim të situatës së rëndë si rezultat I pandemisë. Kur të krijohen kushtet për hapjen e xhamive dhe vendeve tjera për falje, do të jemi ne që të parët do to gëzohemi e do të ju njoftojmë.

Me respekt,

Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

Shemsi Rrahimi, Kryetar i Bashkësisë Islame në Vushtrri