17:27 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Vushtrrisë nuk lejon shitjen e cigareve dhe alkoolit afër shkollave

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se po punohet shumë që në gjithë territorin e kësaj komune të ndalohet shitja dhe shërbimi me cigare e alkool për të miturit.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se tash e sa ditë Drejtoria për Inspektime po del në teren dhe po inspekton, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Tahirit:

? per ? dhe? afer Shkollave në Vushtrri ✌️??.

Komuna e Vushtrrisë/Drejtoria për Inspektime është duke i inspektuar operatoret ekonomik afer shkollave në të gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë në mënyrë që të ndalojnë dhe të sanksionojnë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçarë.

 

Temat: