Komuna inspekton furrat e bukës, në Prishtinë
Inspeksioni i Komunës së Prishtinës sot ka pasur në “lupë” furrat e bukës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook, drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri. Derisa ai ka treguar edhe kriteret e domosdoshme për operim.
Ky është postimi i tij i plotë:
Inspektim nëpër furrat e Kryeqytetit. Kriteret e domosdoshme për operim:
Kushtet higjeno-sanitare;
Pëlqimi sanitar;
Librezat sanitare;
Peshoret sipas kritereve të MTI-së;
Uniformat e punës.
