Komuna u kërkon qytetarëve e banorëve t’i largojnë të gjitha veturat nga kjo rrugë, në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe banorët e rrugës “Qamil Hoxha” se duhet t’i largojnë të gjitha veturat e parkuara nga aty, transmeton Indeksonline.
Kjo kërkesë u bë për shkak të punimeve në rregullimin dhe rekonstruimin e hapësirës për parkim në këtë rrugë./Indeksonline/
