19:20 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Komuna merr vendim që tregu i së martës të mos mbahet në Fushë-Kosovë

Niveli qendror, sot ka marrë vendim që të mos funksionojë tregu në Fushë-Kosovë.

“Përkundër respektit për të gjithë ata që janë frekuentues të tregut të Fushë-Kosovës, ne si Komunë nuk mund të garantojmë që nesër do të ketë treg, prandaj për të mos krijuar shpenzime materiale-financiare dhe humbje kohe, ju njoftojmë se nesër, e Martë me datë 04.08.2020 nuk lejohet nga niveli qendror që të punoj tregu në Fushë-Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.