Komuna nga Dukagjini merr vendim që t’i mbulojë shpenzimet e varrimit për secilën familje
Që nga sot, banorët e Klinës do t’i kenë të mbuluara nga komuna shpenzimet financiare të varrimit për secilën familje në rast vdekje.
Këtë e ka bërë publike kryetari i Komunës, Zenun Elezaj.
“Komuna e Klinës do të mbuloj shpenzimet financiare të varrimit për secilën familje që do të ketë rast vdekje
Të dashur bashkëvendës të Klinës, duke pas parasysh kërkesat,nevojat dhe mundësitë financiare të qytetarëve, pas planifikimit buxhetor nga Komuna, nga dita e sotme, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, nuk do të ketë më mbi vete edhe barrën e sigurimit të shpenzimeve financiare të varrimit, të cilat tash e tutje do të mbulohen nga Komuna” shkruan Elezaj në Facebook./Indeksonline/
