75 Mall Live Search
12:05 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / L K

Komuna nis të jep gjoba për furnitorët që s’repektojnë orarin dhe bllokojnë rrugën në Prishtinë

Inspektorati i Kryeqytetit sot që nga orët e hershme të mëngjesit në pika të ndryshme në Prishtinë ka zhvilluar kontrolle inspektuese mbi zbatimin e Vendimit të Kryetarit të Kryeqytetit, Perparim Rama, lidhur me orarin e përcaktuar të furnizimeve nga të gjithë transportuesit e mallrave.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka marrë pjesë në këtë kontroll.

Ndërsa, kanë bëre të ditur në faqen e tyre zyrtare që edhe kanë shqiptuar gjoba, përcjell IndeksOnline.