Komuna nuk ua bën qarën, gjakovarët e “rregullojnë” rrugën
Banorët e fshatit Bitesh, në Gjakovë kanë vendosur që të rregullojnë sado pak rrugën e këtij fshati, shkruan Indeksonline.
Me mjetet e tyre vetanake ata të shtunën ia kanë mësyer punës që t’i mbushin gropa e rrugës.
Në fotografi shihet se komuna e Gjakovës nuk e ka shtruar këtë pjesë në asfalt dhe pas vështirësive të qarkullimit e sidomos gjatë stinës së dimrit, banorët janë detyruar të marrin vet këtë inciativë./Indeksonline/
