Komuna shton hapësirat sportive dhe rekreative në Bregun e Diellit

Komuna e Prishtinës, ka shtuar hapësirat sportive dhe rekreative në lagjen Bregu i Diellit.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori pë Kultur dhe Sport, Granit Rugova, shkruan IndeksOnline.
”Kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh buzëqeshjen në fytyrat e këtyre fëmijve të mrekullueshëm – kur shohin se lagjes së tyre në Breg të Diellit i është shtuar një kënd fantastik i lojërave dhe fitnesit.
Misioni ynë për zhvillimin dhe përhapjen e sportit në të gjitha lagjet e kryeqytetit po vazhdonë me sukses – deri në përmbushjen e plotë për ta bërë Prishtinën qytet të sportit.
Me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu dhe kolegët nga Drejtoria për Sport ju urojmë një fundjavë të mirë me këndet e reja.”, ka shkruar Rugova./IndeksOnline/