75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komuna ua hap rrugën banorëve për kalim në tri bjeshkë, shans i mirë për atraksion veror

Komuna e Deçanit ka njoftuar se ka hapur rrugën për kalim të banorë të tri bjeshkë. Lajmin e ka dhënë i pari i komunës, Bashkim Ramosaj.

Që nga sot, të gjithë ata që duan natyrën dhe bjeshkët mund të frekuentojnë bukuritë që ka bjeshka e Zallit të Rrupës, bjeshka e Dobroshit dhe Qafa e Bogiqes.

“Kemi bërë hapjen e rrugës së re, e cila do të jetë zgjidhje e përhershme për qytetarët të cilët frekuentojnë bjeshkët e Zallit të Rupës, bjeshkën e Dobroshit dhe atë të Qafës së Bogiqes” shkruan Bashkim Ramosaj në njoftim./Indeksonline/