75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 19 Maj 2026 / Z S

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Pagesat e komunave për vendime gjyqësore dhe përmbarimore në vitin 2025 kanë shënuar rritje prej 47% krahasuar me vitin 2024.

Sipas Institutit GAP, komunat për vitin e kaluar kanë paguar 126.6 milionë euro.

Sipas GAP-it këto obligime gjyqësore dhe përmbarimore vijnë nga Kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, vendimi qeveritar i 2008 për pagesë shtesë bazuar në kualifikim. Kompensime për shujta, transport dhe inflacion për shërbyes civilë, vonesa në pagesa ndaj furnitorëve,projekte kapitale të dështuara.

Komunat me rritjen më të madhe të pagesave sipas GAP-it

Prishtina: 10.6M€ → 45.7M€ (+332%) , Leposaviq: 168K€ → 707K€ (+319%), Mamushë: 51K€ → 179K€ (+249%) , Ferizaj: 3.3M€ → 8.2M€ (+153%) , Prizren: 5.6M€ → 12.7M€ (+128%)

Disa komuna arritën t’i ulnin pagesat: Peja -66%, Fushë-Kosova -41% , Dragashi -55%.