10:08 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Komunat përfitojnë 39 milionë euro

Me lobimin, avokimin dhe bashkëpunimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me Qeverinë e Republikës së Kosovës, komunat përfitojnë 39 milion euro shtesë.

Nga kjo shumë, 10 milionë euro iu shpërndahen komunave përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal si mbështetje për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Shpërndarja e këtyre mjeteve tek komunat do të bëhet në proporcion me numrin e banorëve të komunave.

Pjesa tjetër përfituese për komunat, në shumë prej 29 milionë euro, përdoren nga komunat meqë Ligji për Paga më sektorin publik nuk ka hy në fuqi e që komunat mund t’i përdorin për të gjitha nevojat e komunave përveç paga dhe shtesa.