07:41 / E Martë, 28 Shtator 2021 / OSH

Komunat që po prijnë me numër të të vaksinuarve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se janë administruar 1.283.840 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit të MSH-së me dozën e parë janë vaksinuar 778.650 qytetarë, kurse 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në faqen e MSH-së njoftohet se deri më sot numri më i madh i personave të vaksinuar është regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 204.922.