Komunë e Mitrovicës ekzekuton pagesat për familjet e prekura nga vërshimet e fundit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka bëre të ditur se pagesat për familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë janë ekzekutuar.
Hamza theksoj se janë ndarë nga 2500 euro për familje.
Ai ka shkruar se Komuna e Mitrovicës ka ndarë gjysmë milioni euro për këto familje.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Para pak kohësh, Mitrovica jonë ka përjetuar një situatë të jashtëzakonshme nga vërshimet që kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në shumë pjesë të qytetit.
Komuna e Mitrovicës ka ndarë gjysmë milioni euro për kompenzimin e këtyre dëmeve.
Sot, dua të ju informoj se pagesat prej 2500 eurove për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t’i kenë në llogaritë bankare përkatëse të tyre.