75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / k.v

Komunës së Drenasit u ndahet mirënjohje për hartimin e Planit të Integritetit nga MAPL-ja

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ku edhe janë ndarë mirënjohjes për komunat që kanë hartuar Planin e Integritetit.

Pjesë e këtij takimi ishte, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport, kryetar të Komunave, nënkryetar dhe përfaqësues të institucioneve. Në këtë ceremoni, është biseduar për hartimin e Planit të Integritetit nga Komuna e Drenasit për vitet 2023-2026 dhe komuna të tjera, duke e vlerësuar atë si një dokument strategjik dhe operativ që konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për fuqizimin e integritetit të institucionit. Me këtë rast, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe ambasadori i OSBE-së, Michael Devenport, kanë ndarë mirënjohje për Komunën e Drenasit për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar në procesin e hartimit dhe miratimin e Planit Komunal për Integritet.

Pas marrjes së mirënjohjes, nënkryetari Shala, ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin, sidomos Misionin e OSBE-së, për hartimin e Planit të Integritetit për Komunën e Drenasit dhe ka vlerësuar së ky plan do të ndikoj në përmirësimin e institucionit lokal në profesionalizëm dhe etikë si dhe në parandalimin e luftës kundër korrupsionit.