Mitrovicës s’i ngutet, për një gyp liqeni akumulues ndotet nga kanalizimi
Liqeni akumulues në Mitrovicë nuk po përmban ngjyrën e njëjtë si të liqeneve të tjera.
Ai tashmë ka ngjyrë të kuqe, shkruan IndeksOnline.
Qytetarët kanë adresuar këtë problem në rrjete sociale, duke postuar një video ku shihet se si liqeni është mbuluar me ngjyrë të kuqe nga ujërat e ndotura.
E për këtë prolematikë, Xhelal Shabani, shef në Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve në Mitrovicë, për IndeksOnline ka thënë se kjo çështje do të zgjidhet pas 3 muajve.
Shabani ka treguar se duke i futur gypat e kanalizimit në njërën pjesë të Liqenit do të mënjanohet derdhja e ujerave të zeza aty.
“Ne kemi në program shtrirjen e gypave për kanalizim që kanë dalje në liqen. Besoj që për dy deri në tre muaj kjo do të rregullohet, me ç’rast Liqeni do të jetë i pastër pasi pranë tij do të shtrijmë një gyp”, ka thënë ai për IndeksOnline.
Më poshtë mund të gjeni se në çfarë gjendje është shndërruar uji në liqen nga shpërndarja e kanalizimit në brendësi të tij.
Lexo edhe: E tmerrshme. Liqeni Akumulues në Mitrovicë bëhet i kuq nga ujërat e ndotura
Ndryshe, në përgjithësi, gjendja e lumenjve dhe liqeneve në Kosovë nuk qëndron aq mirë./IndeksOnline/