Komunistët me fotot e Enver Hoxhës te varrezat e Dëshmorëve, nderojnë dhe Rama, Ruçi Meta…
Si çdo 29 Nëntor në Varrezat e Dëshmorëve, forcat politike pasardhëse të Partisë së Punës nderuan të rënët në Luftën e Dytë Botërore.
Këtë vit, nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha nuk u ndaluan të nderojnë në monumentin Nënë Shqipëri, fare pranë presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ishte sot në Varreza edhe Monika Kryemadhi e LSI-së.
Në disa raste, ekspozimi i fotove të Enver Hoxhës ka qenë ndaluar, megjithëse kjo është një histori që përsëritet çdo vit. /Lapsi.al/