11:56 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Komunisti Maduro: Ne kemi kapur dy amerikanë

Presidenti Nicolás Maduro nga Venezuela tha të hënën se dy shtetas të Shteteve të Bashkuara ishin midis 13 perosnave të kapur nga autoritetet në lidhje me ato që zyrtarët e kanë quajtur një komplot të dështuar për të pushtuar vendin dhe rrëzuar qeverinë e tij.

Reuters raportoi se në një adresim në televizionin shtetëror, Maduro tregoi ato që tha se ishin pasaportat dhe kartat e tjera të identifikimit të Airan Berry dhe Luke Denman, të cilët ai i përshkroi si punonjës të Silvercorp, një kompani sigurie me seli në Florida, pronari i së cilës ka marrë përgjegjësinë për inkursionin e dështuar të dielën.