75 Mall Live Search
16:43 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / LB

Komunitetet jo shumicë në përkrahje të Alban Hysenit të VV-së

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni bashkë me ministrin Elbert Krasniqin kanë takuar komunitetin rom në këtë komunë, ku janë njoftuar me problemet e shumta në integrim dhe lënien anash të tyre.

Hyseni është zotuar se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, do të ketë vendime që prekin këtë komunitet, vendime që do të bënin ata që të mos të ndihen të diskriminuar.

Postimi i plotë i VV-së në Gjilan:

Komunitetet jo shumicë në përkrahje të ndryshimit!

Sot takuam komunitetin Rom, ku u njoftuam me problemet e shumta në integrim dhe lënien anash të tyre.

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, si dhe me kandidatët për asamble Ganimet Sabedini e Doruntina Hasani, u zotuan se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, do të ketë vendime që prekin këtë komunitet, vendime që do të bënin që ata të mos ndihen të diskriminuar, si dhe do të sigurohen kushte të favorshme për zhvillim e integrim në shoqëri për ta. Sepse bashkë qeverisim!

#përtëgjithashtresat

May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor