75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Komunitetet pakicë në Britaninë e Madhe nuk e pëlqejnë marrjen e vaksinës kundër Covid

Njerëzit me prejardhje nga pakicat etnike në Britani të Madhe,  kanë më pak të ngjarë të marrin vaksinën kundër koronavirusit,  shkruan “The Guardian”, transmeton IndeksOnline.

Derisa në mesin e respondentëve të bardhë, në këtë sondazh, 79 për qind deklaruan se nëse u rekomandohet nga mjeku do të merrnin vaksinën kundër Covidit, njësoj nuk ndodh edhe të komuniteteve pakicë, te personat me ngjyrë, aziatikët e pakicat e tjera ku kjo përqindje ra në 57.

Sidoqoftë, ndë të të anketuarit, që nuk ishin të gatshëm të vaksinoheshin, 35% thanë se kishin të ngjarë të ndryshonin mendje dhe të merrnin vaksinën nëse mjeku i tyre u jep më shumë informacione, krahasuar me 18% të njerëzve të bardhë që fillimisht nuk ishin të gatshëm.

Kryeshefja ekzekutiv i RSPH-së, Christina Marriott, tha se rezultatet e sondazhit ishin shumë shqetësuese por jo befasuese.

“Ne kemi njohur për vite me radhë që komunitete të ndryshme kanë nivele të ndryshme kënaqësie në dhe së fundmi kemi parë mesazhe antivaksinimi që janë shënjestruar në mënyrë specifike ndaj grupeve të ndryshme, duke përfshirë komunitete të ndryshme etnike ose fetare”, tha ajo.

Mirëpo këto janë pikërisht grupet që kanë vuajtur më shumë nga Covidi.

Studime të shumta kanë treguar që nivelet e vdekjeve të Covidit në Mbretërinë e Bashkuara kanë qenë më të larta midis pakicave etnike, krahasuar me grupet etnike të bardha.

Një raport i botuar të martën nga Komiteti i grave dhe parimeve të barazisë në Parlament zbuloi se një nga shkaqet e pabarazisë ishin “pabarazitë e rrënjosura shëndetësore”.

“Ata vazhdojnë të jenë më të rrezikuar nga sëmundja dhe më të rrezikuarit nga vdekja. Kështu që Qeveria dhe shëndeti publik lokal duhet të punojnë shpejt dhe në mënyrë aktive me këto komunitete ”, thekson raporti./IndeksOnline.