21:19 / E Premte, 31 Mars 2023 / MSH

Komuniteti ashkali kërkon nga ZRrE t’u paguhen 50% e borgjeve të rrymës

Ish-deputeti i komunitetit ashkali, Danush Ademi ka reaguar ndaj ZRrE-së, duke thënë se të njëjtit qytetarëve të tjerë ua shtrenjtojnë energjinë elektrike, ndërsa serbët nuk e paguajnë atë fare.

Ai ka thënë se komuniteti ashkali janë mbi 70% pjesë e rasteve sociale dhe se të njëjtit janë të varfër.

“Edhe ne jemi Kosovë. S’po kërkojmë ascoim të komunave por po kërkojmë që të na falni borgjet 50% të faturës së rrymës” ka thënë ai.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Si mundet në këtë kohë më të vështirë të rritet pagesa e faturës së rrymës me një përqindje prej 15%  dhe atë serbët, edhe pse deri më tani më plot se 20 vite nuk paguajnë rrymë e komuniteti im Ashkali, i varfër, pa punë, mbi 70% raste sociale, kërkohet nga ky komunitet të paguhen faturat e rrymës.

Shtrohet pyetja, a jemi edhe ne Kosovë? Ne si komunitet s’po kërkojmë Asocim të komunave.

Ne kemi besu, pasi të bëhet asocimi i komunave serbe, tash e tutje, më nuk do ju ofroni kushte speciale komunitetit serb. Por tash do ta ktheni kokën nga komuniteti Ashkali, i cili komunitet ka nevojë të përkrahet nga Qeveria e Kosovës.

Tash e tutje nuk duhen të ndimohen komuniteti serb, që për 20 vite qeveritë i kanë privilegjuar me projekte të ndryshme, duke diskriminu komunitetin Ashkali.

Ne kem heshtur, por tash e tutje besoj që Qeveria duhet të ketë parasysh kërkesat e komunitetit Ashkali, sidomos tash pasi që ZRrE po kërkon të rritet përqindja e rrymës 15%.

Ne si komunitet Ashkali kërkojmë që 50% të faturave që kemi borgje, të na falen 50% të borgjit se komuniteti nuk ka mundësi t’i paguajë faturat. 

Besoj që tash e tutje do të keni parasysh kërkesat e komunitetit Ashkali, për t’i falë borgjin.

Deri më tani, për 20 vite kemi paguar njësoj si ata të pasurit – tash kërkojmë nga ZRrE të ketë mirëkuptim ndaj kërkesës sonë që e bëjmë publike.