Komuniteti ashkali sot feston ditën e flamurit, mesazhi i ministrit Krasniqi

Një ditë para përvjetorit të 15-të të shtetësisë së Kosovës, sot në vend ka një festë tjetër. Komuniteti ashkali feston sot ditën e flamurit.
Ministri Krasniqi ka ndarë mesazhin urues për komunitetin ashkali në Kosovë.
“Të dashur pjesëtarë nga komuniteti Ashkali, urime dita e flamurit.
Republika e Kosovës është shtet demokratik i cili ka për krenari dhe mburrje mozaikun e komuniteteve të cilat jetojnë dhe veprojnë në Kosovë. Shumëllojshmëria e saj, etnike, gjuhësore dhe fetare është thesar dhe vlerë e çmuar për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë.
Diversiteti na bënë më të bashkuar” thuhet në mesazhin urues të ministrit Krasniqi./Indeksonline/