Komunitetit Egjiptian: Të presim të kthehesh në detyrë sepse kemi akoma punë për të bërë bashkë
Deputeti i Komunitetit Egjiptian, Veton Berisha përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit dëshmon se ai është një burrështetas me vlera të larta dhe shumë i përgjegjshëm.
“Kryeministër z. Ramush Haradinaj, komuniteti Egjiptian dhe unë si përfaqësues i tyre sinqerisht të falenderoj për bashkëpunimin dhe përkrahjen tuaj gjatë gjithë mandatit si kryeministër i vendit.
Dorëheqja e juaj edhe një herë e dëshmon se jeni burrshtetas me vlera të larta dhe shumë i përgjegjshëm.

Ne bashkarisht vazhdojmë dhe mbesim të përkushtuar për ndërtimin e Kosovës si shtet i të gjithë neve.
Të presim të kthehesh në detyrë sepse kemi akoma punë për të bërë bashkë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

