10:09 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Koncepti 100% shtet, krijon barazi gjinore në vendimmarrje”

Rexhep Kadriu, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se roli i gruas në legjislativ e ekzekutiv do të jetë i madh.

Sipas Rexhës, koncepti 100% shtet, krijon barazi gjinore në vendimmarrje.

“Gjilanaset besojnë fuqishëm në programin e koalicionit tanimë fitues, AAK-PSD. Nëse shohim listën e kandidatëve për deputetë, kuptojmë saktë se roli i gruas qoftë në legjislativ qoftë në eksekutiv, do të jetë i madh.

Femra në qeverinë Haradinaj do të gëzojë të drejtën e saj ashtu sikurse burrat. Do të kemi shumë pozita udhëheqëse nga femrat sepse ajo di, ka vullnet, dhe mundet” shkruan Rexhep Kadriu në Facebook.