16:17 / E Shtunë, 07 Gusht 2021 / OSH

Performanca e serbit në festen e Birrës në Korçë, a duhet të tërhiqet Birra “Tirana” dhe Birra “Korça”

Ftesa për muzikantin serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të shumta dhe pakënaqësi në opinion.

Një numër i madh i artistëve shqiptarë kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e tij në këtë festival.

“Birra Peja” ishte mbështetëse në këtë festë, por me të kuptuar se Bregoviç është ftuar për të performuar atëherë është tërhequr pjesëmarrja dhe mbështetja.

“Në momentin që kemi kuptuar se Festivali i Birrës në Korçë ka të ftuar këngëtarin Goran Bregovic të performojë, Birra Peja është tërhequr nga pjesëmarrja dhe mbështetja e këtij festivali. Ne besojmë që Festivali i Birrësit duhet të kënaqemi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve, dhe ne gjithashtu nuk jemi hapur për të mbështetur inciativat e tjera argëtuese për të shfaqur këtë festival”, u tha në njoftimin e kësaj kompanie.

Nga ana tjetër edhe Birra “Tirana” dhe Birra “Korça”, kanë potencuar se është Bashkia ajo që vendos për listën e të ftuarve.

Por, ndoshta më e udhës do të ishte që njejtë sikurse Birra “Peja” të vepronin edhe Birra “Korça” dhe “Tirana”.  

 Ndryshe, qytetarët në Korçë do të dalin për protest ditën e nesërme në orën 11:00 përballë Katedrales Orotodokse.

Në një postim në Facebok, “Korça Report” njofton se qytetarët e Korçës do të protestojnë për praninë gjatë Festës së Birrës të këngëtarit Goran Bregoviç.

“Ju ftojmë te gjithe Intelektualet, qytetaret nga te gjitha trojet etnike te jenë prezent, per te ndaluar kengetarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviç. Protesta eshte PAQESORE, edhe e HESHTUR. Vendndodhja katedralia ortodokse Korçë. Diten e diel datë 08-08-2021. Ora 11:00′ bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës”, thuhet mes tjerash në njoftim./IndeksOnline/