75 Mall Live Search
11:09 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Koncert humanitar për Florentin, ja ciltë këngëtarë po e ndihmojnë studentin e mjekësisë (Foto)

Florent Hoxha, student i mjekësisë, është diagnostikuar me Leukemi Akute. Atij i duhet urgjentisht të marrë trajtimin jashtë vendit për shkak të sëmundjes.

Për mundësimin e shërimit të tij jashtë vendi, Florentit i duhet ndihmë. Për ta ndihmuar 20-vjecarin, mund të dërgoni SMS në Vala 55944 dhe IPKO me tekst ‘FLORENT’.

Për t’i dalë në ndihmë Florentit, një koncert humanitar do të mbahet në sallën “1 tetori”, shkruan Indeksonline.

Pjesë e këtij koncerti i cili do të mbahet sot duke fulluar nga ora 20:00, do të jenë: Lytical Son, Mc Kresha, Lok Komoni, Bim Bimma dhe Blero.

Një kontribut sado i vogël për ju, për Florentin do të thotë shumë, andaj tregoni anën e juaj humanitare! /Indeksonline/