Koncert i veçantë në Prishtinë-Rave Feston 250 vjetorin e Beethoven

Rave në dhjetor 2020, ne festojmë 250-vjetorin e lindjes së Beethovenit.
Pandemia e COVID-19 mund të ketë detyruar anulimin e mijëra shfaqjeve të Beethovenit në të gjithë botën, por ne e zëvendësuam këtë duke organizuar një koncert virtual.
Në këtë koncert virtual në piano do kemi Shkëlzen Baftiarin dhe Lida Aliu do të luajë në violinë.
Performanca do të fillojë në orën 21:00 të këtë të diel në vendin më të bukur që Prishtina ka-biblioteka kombëtare e Kosovës-”Pjetër Bogdani” dhe presim që të gjithë të na bashkoheni në këtë koncert të bukur që kemi organizuar.
Le të festojmë së bashku!
Shkëlzen Baftiari-Baftiari ka marrë pjesë në shumë koncerte në Maqedoni, tashti Maq. e Veriut dhe jashtë saj. Përveç kësaj, ai është gjithashtu fitues i shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa prej tyre përfshijnë: Çmimin e Parë në Blagoevgrad (Bullgari), Laureatë në Konkursin Ndërkombëtar Valentino Bucchi në Romë, Çmimin e Dytë në Konkursin Ndërkombëtar Nikolai Rubinstein në Paris, Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar Schumann-Brahms në Plovdiv (Bullgari). Në Prill 2007 ai ishte fitues i Çmimit të Parë Special në Konkursin e Republikës së Maqedonisë në Piano.
Ai ka dhënë recitale në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Sofje, Beograd, Tetovë, Ohër (Festivali i Verës së Ohrit) dhe ka interpretuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë dhe me Orkestrën Simfonike të Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup.
Lida Aliu- Gjatë viteve të studimit është fituese e shumë çmimeve shtetërore dhe internacionale në kategoritë: solo dhe formacioneve kamertale, ka marrë pjesë në shumë koncerte, projekte, manifestime dhe festivale te rëndësishme si : “Volin Fest”(Shkup, Maqedoni), “Festival d’Aix-en-Provence”(Marsej, Aix en Provence, Francë), “Dam fest”(Prishtinë, Kosovë), “FIMU”(Belfort,Francë) ku ishte edhe koncert mjeshtër e orkestrës pranë fakultetin të arteve muzikore.
Një prej çmimeve më të rëndësishme të cilin e fitoi është çmimi “26 Korriku” të cilin e ndan fondacioni Frank Harkord Maning në vitin 2018 për studentin më të mirë në sferën e arkitekturës, shkencave shoqërore dhe arteve, çmime të tjera të rëndësishme: dy herë pjesëmarrëse në Orkestrën Mediterane të Francës me koncerte ne Marsej, Aix en Provence, Zadar, Ljubljana, cmime të para, të dyta dhe të treta, tre cmime speciale.
Lida Aliu ka realizuar bashkëpunime me muzikantë të tillë si violinisti gjerman – Kirill Troussov, Stefan Milenkovic dhe Maksim Fedotov.