75 Mall Live Search
16:11 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / AR

Koncert madhështor në Deçan për nder të 25-vjetorit të Çlirimit

Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Deçanit është organizuar një koncert madhështor ku do të përformojnë fytyra të njohura të showbizit shqiptar.

Ndër emrat të cilët do të këndojnë janë Luiz Ejlli, Gold Ag, Melinda Ademi si dhe fituesi i “BBVK2”, Lumbardh Salihu.

Ky koncert do të mbahet me 15 qershor nga ora 13:00.

“NËN PATRONATIN E KRYETARIT TË KOMUNËS SË DEÇANIT Z. BASHKIM RAMOSAJ, PËR NDER TË 25 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË DEÇANIT ORGANIZOHET MANIFESTIM I MADH FESTIV ME MOTON “25 VJET LIRI” – Faleminderit UÇK 🇦🇱

Ju mirëpresim!”, thuhet në publikim./Indeksonline/