Koncert përkujtimor për reperin Nipsey Hussle, familja në kërkim të një vendi të madh
Reperi i ndjeri, Nipsey Hussle ishte ndër njerëzit më të respektuar dhe më të dashur në qytetin e Los Angeles. Vdekja e tij mërziti shumë njerëzit e këtij qyteti.
Duke parë që respekti dhe dashuria për reperin është e madhe, familja është duke kërkuar një vend të madh për ta bërë një koncert të madh përkujtimor, transmeton Indeksonline.
Burime të TMZ kanë treguar që planifikimet kanë filluar dhe se po shqyrton vendet ku mund ta mbaj koncertin. Por fatkeqësisht të gjitha hapësirat janë të vogla.
Familja e reperit të ndjerë po kërkon një vend me më shumë se 2000 vende.
Të vetmet dy vende që mund të plotësojnë kërkesat e familjes janë Forumi në ‘Inglewood’ dhe stadiumi ‘Staples Center’.
Në stadiumin ‘Staples Center’ ishte mbajtur koncerti përkujtimor për legjendën e muzikës, Michael Jackson.
Familja po planifikon që ta mbaj koncertin në dy javët e ardhshme./Indeksonline/