Koncerti i “Peace Festival” në Shkup thyen rekordet, mijëra njerëz në shesh

Mbrëmë është mbajtur edicioni i dytë i “Peace Festival” në Sheshi Skenderbeu në Shkup.
Ky koncert është mbajtur për të festuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nën tingujt e muzikës së Noizyt, Yll Limanit, Mc Kreshës & Lyrical Son, Ledrit, Tunës dhe Bardhit.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë një reagim duke shkruar se ky festival i ka sjellë freskinë qytetit.
Postimi i plotë:
“E mrrekullueshme dhe e paharrueshme atmosfera që krijoi mbrëmë edicioni i dytë i Peace Festival në Sheshin Skenderbeu të mbushur përplot në Shkup! Kënaqësi të shohësh gjithë ato të rinj e të reja, gjithë ato qytetarë që kishin dalur në numër aq të madh për të festuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nën tingujt e muzikës së Noizyt, Yll Limanit, Mc Kreshës & Lyrical Son, Ledrit, Tunës dhe Bardhit.Peace Festival solli freskinë që i mungonte qytetit! Vazhdojmë me punë të sinqertë për të festuar të arriturat e rradhës në rrugëtimin europian të vendit!Falënderoj gjithësecilin prej jush që masivisht dhe përtej çdo parashikimi morët pjesë mbrëmë në Sheshin Skenderbe dhe që në mënyrën më dinjitoze e madhështore kontribuat në mbarëvajtjen e aktiviteteve për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi në statusin e tij në Facebook./Indeksonline/