09:17 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / L K

Konduktori konfrontohet me një nxënës të shkollës së mesme (Pamje)

Një konfrontim fizik ka ndodhur mes kondukterit të linjës 4 në Prishtinë dhe një nxënësi të shkollës së mesme.

Nga pamjet e dërguara në redaksinë e Indeksonline thuhet se ngjarja ka ndodhur paraditën e djeshme afër gjimnazit “Gjin Gazulli”.

Nuk dihet arsyeja se çfarë e ka shkaktuar këtë incident të momentit.

Indeksonline ka nisur pyetje për detaje të reja rreth rastit.