Konfederata Afrikane e Futbollit shtyn kualifikueset e Kupës së Kombeves

Përballë epidemisë së koronavirusit që po fiton terren, autoritetet e futbollit po vendosin njëra pas tjtrës pezullimin e garave.
Pas Bundesligës që vendosi shtyrjen e kampionatit, tashmë është radha e CAF për t’u dorëzuar.
Konfederata Afrikane e Futbollit njoftoi këtë të premte se të gjitha ndeshjet kualifikuese CAN 2021 të planifikuara mes dates 25 dhe 31 mars janë shtyrë.
CAF tha në një deklaratë se situata në lidhje me koronavirusin mund të ndikojë negativisht. 48 ndeshjet do të luhen në data të mëvonshme.