17:34 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Konferenca ndërkombëtare e Hebrenjeve të Evropës, pjesëmarrës edhe një përfaqësues nga Kosova

Përfaqësuesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Izrael Kosova z. Qendrim Shkodra po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të hebrenjeve të  Evropës ‘Mahar’ 2019 e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kjo konferencë ka filluar nga data 31 Tetor dhe do të vazhdoj deri me 4 Nëntor,2019.

Në këtë konferencë do të shtjellohen tema të ndryshme, si antisemitizmi, zhvillimet politike në Lindje të Mesme, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë në mes të Izraelit dhe Evropës si dhe bashkëpunimi kulturor.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë komunitetet hebreje nga e gjithë Evropa, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit, por gjithashtu edhe mysafir folës nga Izraeli si dhe Amerika.

Përfaqësuesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova z.Shkodra theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë konferencë, mundësinë e krijimit të relacioneve të reja me komunitetet hebreje Evropiane si dhe mundësinë e bashkëpunimit me këto komunitete,sidomos në fushën e kulturës dhe edukimit.