19:53 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë ’20 vjet liri’ përmes fotografive

Është zhvilluar Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë  ’20 vjet liri’: Një vizion për paqe të qëndrueshme.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin përfaqësues të shtetit të Kosovës dhe ata ndërkombëtarë.

Si mysafir nderi në Kosovë gjatë këtyre dy ditëve, por edhe në këtë konferencë ishin miq nga Amerika, Britani dhe vende të tjera të botës.

Në Konferencën e Sigurisë ‘Për lirinë tonë’, të pranishëm ishin ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-së në Evropë, Gjenerali Wesley Clark,ish-Presidenti i Kroacisë, Stepe Mesiç, kryeministri Ramush Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga e shumë përfaqësues të tjerë.

Përgjatë kësaj konference u mbajtën fjalime të shumta ku u theksuan sfidat dhe të arriturat e Kosovës, por u shprehën edhe falënderime për miqësinë e mirë me ShBA-në, Britaninë dhe gjithë vendet e huaja.

Gjithashtu në këtë konferencë u shfaqën edhe video-mesazhe nga Hillary Clinton dhe Tony Blair.

Indeksonline iu sjell konferencën përmes fotografive./Indeksonline/