Konferencë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, flasin Pacolli dhe Muja

Ka filluar konferenca për media e paralamëruar nga deputet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë konferencë janë duke marr pjesë Fitore Pacolli dhe Armend Muja.
Pacolli, ka folur Raportin e Progresit duke e cilësuar si më të mirin në rajon, dhe pa ndikim politik.
‘’Raporti i Progresit më i miri nga shtetet e rajonit. Zero ndikim politik. Ky është raporti për progres dhe jo regres’’, tha deputetja.
Ndërsa, Armend Muja, foli po ashtu rreth raportit dhe rreth drejtimit të Kosovës drejt Evropës e sfidat e saj
‘’Kosova është duke ecur drejt evropianizimit e në Serbi me pro rusi. Gjatë kësaj kohe, Kosova kishte sfida sa i përket covid-19. Ajo çka evidentohet në raport është kalimi i disa ligjeve ne “çkapjen e shtetit”.
Ky është raporti i vetëm që nuk ka të theksuar favorizimet partiake në borde apo organe të pavarura’’, tha Muja./IndeksOnline/
