Konferencë e papritur për shtyp, klubi i Serie A-s njofton shitjen
Parma ka ftuar për një konferencë për shtyp me fillim nga ora, 12:30, ku do të njoftohet opinioni se klubi do të shitet sërish.
Kjo konferencë është ftuar nga anëtarët e Nuovo Inizio, shtatë personat që e kanë themeluar Parman, ku bankrotuan në vitin 2015.
Këta shtatë anëtarë kanë ende 30% të aksioneve në klub, teksa shumica e aksioneve kontrollohen nga investitorët kinez, Desports Group, transmeton IndeksOnline.
Ka pasur spekulime që disa muaj se Pietro Pizzarotti, i cili ka në pronësi një kompani inxhinierike, ka shprehur interesim ta blejë klubin.
Nëse kjo konfirmohet, atëherë ky do të ishte ndryshimi i pronësisë për të tretën herë me radhë i klubit italian që prej bankrotimit./IndeksOnline/