21:00 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

Konfirmohen 4 anëtarët e jurisë së ‘Dancing with the stars’

Përmes disa postimeve në Instagram, faqja zyrtare e “Dancing with the stars” ka zbuluar të kartërt anëtarët e jurisë së spektaklit të kërcimit.

Në fotot e postuara, “Dancing with the stars”, shoqëruar edhe me një mbishkrim të shkurtër për secilin anëtar, prezanton:

Kledi Kadiu – Nga TKOB, karriera e tij vijoi në Itali, aty ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Protagonist në “Amici” nga Maria De Filippi dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Kledi Kadiu është themelues i një shkolle kërcimi në Romë dhe nga 7 tetori, do të ketë në dorë fatin e 14 çifteve të #DWTS.

Dalina Buzi – Karrierën e nisi shumë vite më parë në Top Channel, si gazetare kulture, pas kthimit nga SHBA. Themeluese e një Anabel Media, skenariste dhe producente, Dalina thotë se kërcimi e ka shpëtuar në momentet më të vështira. Është gati për analizat pa filtra, në #DWTS.

Valbona Selimllari – E para në Shqipëri me një titull bukurie, Valbona Selimllari ka qenë vazhdimisht pjesë e medias dhe spektakleve të vallëzimit. Përtej komenteve objektive, nuk ka ngurruar as të kërcejë në skenë.

Armand Peza – Sipërmarrësi Armand Peza është një personalitet televiziv. E dashuron baletin. Në vogëli, për 5 vite me radhë, ka ndjekur kurset e kërcimit në Pallatin e Pionerit. Ish-opinionist në “Big Brother”, ai njihet për komentet pikante.

“Dancing with the stars” do të nisë më 7 tetor. Programi ka si producente Sara Hoxhën dhe do të prezantohet nga Bora Zemani dhe Eno Popi, ky i fundit në Gold Room.