75 Mall Live Search
13:33 / E Premte, 23 Maj 2025 / S Z

Konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve, në Maqedoninë e Veriut

Instituti i Shëndetësisë Publike në Maqedoni të Veriut njoftoi sot se dy rastet e para të lisë së majmunëve atje. Pacientët u testuan me rekomandimin e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës dhe përveç lisë së majmunëve, u kryen edhe teste për HIV, sifiliz dhe herpes.

Analizat laboratorike, të kryera në tre mënyra të ndryshme, konfirmuan rastet. Pas rezultateve të marra, menjëherë u morën masat e duhura dhe u informuan të gjitha institucionet përkatëse – Ministria e Shëndetësisë, Klinika për Sëmundjet e Lëkurës dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive.

Epidemiologët nga Instituti i Shëndetësisë Publike kanë nisur një anketë të individëve të infektuar për të mbledhur informacionin e nevojshëm për mbrojtje dhe kontroll të mëtejshëm. Pacientët udhëzohen të kontaktojnë Klinikën e Sëmundjeve Infektive për monitorim dhe trajtim, shkruan Alsat-M, transmeton gazeta “Shneta”.

Nga ky institut theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi të gjitha institucionet po marrin shpejt dhe profesionalisht masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.