13:20 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Konfirmohen dy sezona të ri të serisë së famshme “La Casa De Papel”

Vjen një tjetër lajm i mirë për adhuruesit e serisë së famshme “La Casa De Papel”.

Sezoni i katër i kësaj serie u publikua të premten në Netflix dhe u prit me entuziazëm të madh nga adhuruesit anë e mbanë botës.

Por, sipas faqes spanjolle Marca, hiti i Netflix do të ketë një sezon të pestë dhe të gjashtë.

Megjithëse, Netflix ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë një sezon të pestë dhe të gjashtë.

Shërbimi i transmetimit zakonisht pret një muaj përpara se të njoftojë sezonet e mëtejshme në varësi të sa i suksesshëm ka qenë një seri.

Ndërsa, akoma nuk dihet datat se kur do të publikohet pasi janë ndaluar xhirimet si shkak i COVID-19./Indeksonline