75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / G T

Konfirmohen edhe dy çifte të reja në Kupën e Botës për Klube, sonte mësohen të fundit

Fazës së grupeve në Kupën e Botës po i vjen fundi dhe tashmë pothuajse të gjitha ndeshjet eliminim/direkt janë mësuar.

Dy çiftet e reja dhe të parafundit janë mësuar, Interi do të luajë ndaj Fluminense, kurse Borussia Dormtundi ndaj Monterrey, shkruan Indeksonline

Image

Sonte mësohen edhe dy çiftet e fundit dhe me shumë gjasa do kemi super ndeshje. Juventusi mund të konfirmohet të luajë ndaj RB Salzburgut dhe Real Madridi kundër Manchester Cityt.

“Zonja e Vjetër” sonte nga ora 21:00 luan ndaj Manchester Cityt./Indeksonline/