19:15 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Konfirmohen kandidatët e VV-së për komunën e Podujevës

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Podujevë, ka konfirmuar kandidatët nga kjo komunë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, më 14 shkurt.

Burime të IndeksOnlinet, kanë bërë të ditur se qendra e VV-së në Podujevë, ka nominuar këta kandidatë për deputet: Saranda Bogujevci, Fitim Haziri edhe Vendenis Lahu.

Burimet, po ashtu kanë bërë të ditur se kandidatët janë zgjedhur pas votimit të anëtarësisë në qendër të VV -së në Podujevë.