Konfirmohen ndeshjet e play-offit në Championship, ndeshje tejet interesante në gjysmëfinale

Sot është mbyllur sezoni 2024/25 në Championship të Anglisë dhe tashmë përveç dy skuadrave që kanë siguruar futjen në Premier League (Leeds United dhe Burnley) janë mësuar edhe katër skuadrat e play-offit.
Sheffield United, Sunderland, Coventry City dhe Bristol City, janë katër skuadrat që do luftojnë në play-off për ta përcaktuar ekipin e tretë që i bashkohet elitës së futbollit anglez në sezonin 2025/26, shkruan Indeksonline
Në gjysmëfinale do të luajnë: Bristol City – Sheffield United dhe Coventry City – Sunderland.
Kujtojmë që në ekipin e Bristol Cityt, luan futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti.
Kurse te skuadra e Coventry Cityt trajner është legjenda e Chelseat, Frank Lampard./Indeksonline/