Konfirmohen rregulla të reja për Kupën e Botës
Më pak se 10 ditë kanë mbetur nga fillimi i Kupës së Botës, e cila zhvillohet në tre shtete, ShBA, Meksikë e Kanada, nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Por kësaj rradhe do të ketë disa rregulla të reja në Kupën e Botës, të cilat janë konfirmuar edhe nga FIFA, shkruan IndeksOnline.
VAR do të ndërhyjë në rastet e kartonit të dytë të verdhë të dhënë gabimisht, identifikimit të gabuar të lojtarit dhe kur arbitri ndëshkon lojtarin e gabuar.
VAR mund të korrigjojë edhe vendimet e gabuara për goditjet nga këndi, nëse verifikimi bëhet menjëherë.
Lojtarët që mbulojnë gojën gjatë përplasjeve apo debateve do të ndëshkohen automatikisht me karton të kuq.
Lojtarët e dëmtuar që marrin trajtim do të qëndrojnë 1 minutë jashtë fushës para rikthimit (me disa përjashtime).
Lojtarët kanë vetëm 10 sekonda për t’u larguar gjatë zëvendësimeve. Nëse vonohen, zëvendësuesi do të presë ndalimin tjetër të lojës.
Do të ketë numërim virtual prej 5 sekondash për rivënien e topit në lojë. Nëse afati tejkalohet, posedimi i kalon kundërshtarit.
Kartonët e verdhë do të fshihen pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve për të shmangur pezullimet e shumta.
Pushim i detyrueshëm prej 3 minutash për freskim gjatë çdo pjese të lojës./IndeksOnline/

